Nisma konkrete janë ato që prodhojnë ndërgjegjësim dhe edukim të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët.
Pas mbështetjes së LRER me kosha të posaçëm për mbjetjet, nxënësit e disa shkollave 9 – vjeçare janë angazhuar aktivisht për ti ndarë ato në burim me qëllim riciklimin.
Riciklimi i mbetjeve është një nga mënyrat për të mbrojtur mjedisin, për të ulur sado pak ndikimin negativ të ndryshimeve klimaterike, por edhe për të fuqizuar ekonominë e një vendi.