Mundësohet rrethimi me mur të godinës së qendrës shendetësore në Drizë të Fierit

April 1, 2024
Banorët e komunitetit rom në Drizë të Fierit kishin kohë që nuk merrnin shërbim në qendrën shëndetësore për shkak të mungesës së personelit mjekësor. Personeli mjekësor nuk pranonte të punonte në këtë qendër për shkak të mungesës së sigurisë fizike të ambientit.
Me ndihmën e aktivistit tonë banorët iu drejtuan me kërkesë Bashkisë Fier dhe menjëherë strukturat përkatëse vepruan duke mundësuar rrethimin me mur të godinës së qendrës shendetësore. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Fier rrethoi me mur edhe godinën ngjitur të kopshtit duke garantuar në këtë mënyrë jo vetëm sigurinë banorëve që marrin shërbime ambulatore, por edhe të fëmijëve.
Fill pas kësaj mase sigurie, personeli mjekësor ka filluar punën duke e nisur me marrjen e informacionit prej aktivistit në lidhje me vaksinimin e fëmijëve.
————————–
Kjo nismë është pjesë e projektit: ‘’Fuqizimi ekonomik dhe social i të kthyerve Romë dhe Egjiptianë’’ si pjesë e “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNDP Albania