Zyrës së Punës Fier publikon listën emërore të 14 personave që do të përfshihen në program

April 1, 2024
Në kuadër të zbatimit të programit Punë Publike në Komunitet finalizuam sot bashkë me përfaqësues të Zyrës së Punës Fier listën emërore të 14 personave që do të përfshihen në program. Më pas, një kopje të listës ia dorëzuam Bashkisë Fier e cila përmes Drejtorisë së Pastrimit do të aplikoj si punëdhënëse. Në takimin e zhvilluar me nënkryetaren e Bashkisë Fier diskutuam sëfundmi detajet e nevojshme të aplikimit, që pritet të kryhet ditët në vijim.
Kjo nismë është pjesë e projektit: ‘’Fuqizimi ekonomik dhe social i të kthyerve Romë dhe Egjiptianë’’ si pjesë e “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNDP Albania