Në kuadër të 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, LRER realizoi një podcast kushtuar sfidave dhe realitetit të punëtorëve të pastrimit në Shqipëri.
Të ftuar në këtë podkast ishin punëtorja e pastrimit Znj. Pranvera, përfaqësuesi i organizatës Z. Ervis Çota dhe ekspertja e çështjeve sociale e të drejtave të punës, Znj. Hasalla. Përmes dëshmive dhe analizave konkrete, podcasti si në video trajtoi problematika si kushtet e punës, siguria, mungesa e informimit për të drejtat, mbrojtja institucionale dhe mënyra se si kjo kategori punëtorësh vazhdon të mbetet e nënvlerësuar në shoqëri.
Ky episod synon të sjellë më shumë vëmendje dhe ndërgjegjësim për njerëzit që çdo ditë kujdesen për pastërtinë dhe funksionimin e qyteteve tona.

